Tërhiqet Fatmir Limaj, s’do të jetë zëvendëskryeministër

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re Hoti.

Sipas Klankosova, kjo ndodhi pasi që Limaj dëshiron ta ruajë numrin e deputetëve të Nismës dhe të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Vendimi i Limajt për tërheqje korrespondon edhe me përgjegjësinë politike që synon ta ketë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku liderët politikë kosovarë pritet të kenë rol kyç. Këtë vendim e ka mbështetur edhe Kryesia e Nismës Socialdemokrate.