Tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimet e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

KQZ ka përmbyllur procesin e certifikimit të 3 subjekteve politike me gjithsej 12 kandidatë që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Renditja e subjekteve politike në fletëvotimet e këtyre komunave pas tërheqjes së shortit është si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje 60, PDK me numrin 61, Lista Serbe 62