A ishte Kurti në dijeni për bisedat me Simiq e Radojiçiq, flet Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi u publikua një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.

E pyetur nëse Kurti ka qenë në dijne të kësaj bisede, Kusari Lila thotë se kryeministri është informuar më vonë.“A ka qenë në dijeni Albin Kurti për këto biseda?”

“Jo”- është përgjigjur prerë Kusari.Por, Kusari më vonë ka treguar se ndërkohë e ka informuar Kurtin për bisedën e saj me Radojiçiqin.