Tërmet 7.4 shkallë, shkakton edhe cunami

Një tërmet 7.4 shkallë ka goditur në veri-lindje të Zelandës së Re, raporton Daily Mail.

“Valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra,” bëhet e ditur.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka paralajmëruar që zonat bregdetare mund të pësojnë rryma të forta dhe të pazakonta dhe zmadhime të paparashikueshme në breg.

Sipas GeoNet, afro 9 mijë persona e kanë ndjerë tërmetin, derisa, kjo vjen vetëm pak ditë pas një tërmeti që është ndjerë në vend të martën./Fokusi.info/