Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite do të ketë rreze diellore dhe vranësira kalimtare, kurse pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vetëm në bregdet do të jetë kryesisht me diell.

Nesër në tërë rajonin do të kemi mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë duke përfshirë edhe bregdetin. Në Kosovë rrebeshet do të jenë më të rralla dhe më të izoluara se nesër.

Mot i paqëndrueshëm, me diell dhe herë pas here me ndonjë rrebesh lokal shiu do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme me ulje të lehta të temperaturave, kurse për fundjavë pritet të kemi stabilizim afatshkurtër të motit./Meteoballkan