Tërmet i fuqishëm në Istog

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Istogun.

Lexues të Indeksonline kanë treguar se dridhja është ndier rreth orës 15:00 ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për dëme të mundshme.

Ata kanë thënë se janë detyruar të dilnin nga shtëpitë e tyre pasi që dridhja e tokës ishte e madhe.

Epiqendra ende nuk dihet saktësisht se ku ishte, ndërsa Indeksonline po pret informacione zyrtare.

Tërmeti është ndier edhe në Pejë.