Tërmet në afërsi të Dubrovnikut

Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 23.07 në afërsi të Dubrovnikut. Epiqendra regjistrohet faktikisht në kufirin me Bosnje Hercegovinën, dhe është ndjerë edhe në Mostar, por epiqendra është jo më shumë se 11 kilometra nga qyteti i njohur kroat.

Sipas përllogaritjeve paraprake, bëhet fjalë për një termet i magnitudës 4.3, relativisht sipërfaqësor.

Nuk sinjalizohen për momentin dëme materiale domethënëse ose viktima, edhe pse një pjesë e popullsisë ka dalë në rrugë e trembur.

Kroacia u godit në 29 dhjetor nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.2, që shkaktoi 7 viktima dhe dëme të mëdha.

Epiqendra e tërmetit