Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.0 ka tronditur mbrëmë juglindjen e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Mesdhetare e tërmeteve, tërmeti u regjistrua rreth orës 22:21.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 8 km në lindje të qytetit të Korçës dhe ishte me thellësi 2km.

Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar në njerëz.