Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 shkund Filipinet, alarm për cunami

Filipine është shkundur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1.

Lëkundjet u regjistruan në ishullin Mindanao në Filipine. Tërmetin e raportoi  Instituti Gjeofizik Amerikan Usgs, duke specifikuar se është lëshuar alarmi për cunami.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 65.6 km, tha USGS.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine (Phivolcs) tha se priten dëme dhe pas goditje.

Gazeta shqip