Tërmkolli: Albin Kurti, njeriu i vetëm që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë

Anëtarja e LDK-së Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas kërkesës të cilën Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë.

Tërmkolli ka thënë se Albin Kurti është zyrtari i vetëm i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës, që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë.

Veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Tërmolli e quan ‚vandalizëm politik të Albin Kurtit‘.

Statusi në Facebook i Tërmkollit:

Vandalizëm politik i Albin Kurtit!
Thirrja në Kushtetutën e Serbisë për të përligjur një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e bënë Albin Kurtin, zyrtarin e vetëm më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës, njeriun që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, nën Serbi! Ҫka i thonë kësaj! Ku po e qon Kosovën ky njeri, ku po e qon Kosovën VV-ja me krejt batakçinjtë e këtij vendi?!