Testohet metoda e re, shkencëtarët arrijnë të shërojnë të sëmurët me koronavirus

Në një kohë që numri i të infektuarve me koronavirus rritet dita-ditës me ritme shqetësuese, shkencëtaret po përpiqen të krijojnë një vaksinë.

Së fundmi disa studiues po i afrohen gjetjes së mënyrës për të trajtuar Covid-19 duke përdorur kampione gjaku nga pacientët që tashmë janë shëruar.

Një kompani farmaceutike në Japoni po zhvillon një medikament duke përdorur pjesë nga sistemi imunitar i marrë nga njerëzit që e kanë marrë virusin dhe më pas janë shëruar. Në teori, trajtimi funksionon duke futur proteinat që luftojnë sëmundjen, të marra nga pacientët e shëruar, tek njerëz të cilët janë ende sëmurë.

Trupat e pacientëve të sëmurë mund t’i marrin këto proteina, që quhen antitrupa, si të ishin të tyre duke mos e pasur të nevojshme t’i krijojnë vetë nga fillimi.

Kjo metodë është përdorur më pare edhe për të trajtuar personat e sëmurë me Ebola, por nevojitet më shumë se një pacient i shëruar për të trajtuar një person të vetëm me koronavirus. Për këtë arsye, kjo lloj metode nuk do të përdoret për të gjithë.

Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se janë shumë nisjes së testimeve në njerëz për opsionet e vaksinave, por thuhet se me shumë mundësi nuk do të jenë gati për masat gjatë kësaj periudhe. /abcnews.al/