Aksident te Menza e Studentëve në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Xhevë Lladrovci-Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.

“Me datë 12.09.2020 rreth orës 09:45 në kryqëzimin e rrugës “Xhevë Lladrovci – Agim Ramadani” në Prishtinë, është raportuar për një aksident me lëndime që ka ndodhur mes dy automjeteve. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse të cilat janë duke u marr me rastin “.