Teuta Haxhiu – Isa Mustafës: Eja në AAK, tjetërkund s’ke vend

Teuta Haxhiu – Isa Mustafës: Eja në AAK, tjetër kund s’ke vend

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj edhe njëherë i është përgjigjur opozitës lidhur me rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe qëndrueshmërisë së koalicionit PAN.

Lekaj në një bisedë në Rtv Dukagjini ka thënë se qeveria nuk do të rrëzohet dhe se koalicioni është i fortë.

“Qeveria nuk bie. Do të vazhdojmë tutje, koalicioni është i fortë dhe megjithëkëtë, po punohet” , tha ai në një bisedë telefonike.

E përveç tij, edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i është kundërpërgjigjur opozitës. Madje, ajo i ka bërë edhe një ftesë të parit të LDK-së, Isa Mustafa. Ka shtuar se sa i përket zgjedhjeve, këtu jemi.

“Për ish Kryeministrin Isa Mustafa , një porosi e kam, eja në AAK se tjetër kun ski vend. Sa i përket zgjedhjeve këtu jemi”, ka thënë ajo.