Thaçi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik.

Sipas tij, kjo deklaratë i bashkoi kosovarët në rrugën e pavarësisë, njofton Klan Kosova.

“Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica”.

“Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”.