Thaçi e Hoxhaj shijojnë pranverën e miqësinë në Malet e Sharrit

Edhe pse në kohë pandemie, moti me diell ka bërë që sot t’i shijojnë malet e sharrit edhe dy miqtë e vjetër, shkruan Fokusi.info.

Ish zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka publikuar në Facebook një fotografi, ku shihet me presidentin, Hashim Thaçi.

“Me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sot shijuam pranverën magjepsëse në malet e Sharrit. Miqësia e vërtetë, distanca e duhur”, shkruan Hoxhaj./Fokusi.info/