Thaçi godet Lajçakun ende pa ardhur në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë, këtë të martë.

Por, ende pa ardhë në Kosovë, ai po pritet jo fortë ngrohtë nga liderët e vendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po thotë që Lajçak është i mirëseardhur në Kosovë, nëse vjen me çasjen se Kosova është vend i pavarur, derisa ka shtuar që nuk është i informuar për agjendën e tij.

Kësisoj nuk tregoj edhe nëse do të takohet me të, shkruan gazeta inFokus.

“S’jam i informuar për agjenden e Lajcak në Kosovë. Nuk është koha për hapjen e çështjeve teknike për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Lajcak duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe nëse vjen me çasje se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, atëherë është i mirëseardhur.”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Shefi i shtetit ka thënë që Lajçak duhet ta kuptoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për fjalime të thata, shkruan gazeta inFokus.

“Mirëpo ai duhet të kuptojë se kosovarët kanë nevojë për heqjen e vizave, e jo për fjalime të thata.”, ka thënë Presidenti.