Bujanoc: Drejtori Jetmir Ismaili bllokon shfaqjen e filmit ruso-serb me përmbajtje antishqiptare

Edhe pse ishte propozuar nga Produksioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të shfaqet filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kultuorë Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film të shfaqet.

“Po e vërtetë është se na kanë dërguar nga produkcioni kinematografik nga Beogradi që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës, sepse ata na dërgojnë filmat, unë isha në pushim kur erdha në punë punëtorët më treguan se ka arritur filmi, unë menjëherë hulumtova në internet për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet”, është shprehur për portalin “Presheva”, Jetmir Ismaili.

Jetmir Ismaili, drejtori i Shtëpisë së Kulturës
Ai gjithashtu tha se, nuk është drejtë që persona të caktuar të merren aq shumë me gjëra të tilla sa të paraqesin në rrjetet e tyre sociale se filmi ka arritur në Bujanoc dhe se gjoja do të shfaqet pa patur informacione të hollësishme.

Filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” ka shum skena të cilat kanë për qëllim urrejtjen mes popujve, ku në një insert është e përfshirë edhe UÇPMB, gjegjësisht amblemi i UÇPMB-së në një automjet, ndërsa filmi flet për periudhën e hyrjes së KFOR-it Ruse në Kosovë, periudhë kjo në të cilën UÇPMB nuk ishte shfaqur publikisht. Në mediat Britanike është thënë se, përderi sa publiku i Moskës ka qarë, ndërsa ai serbë ka bërë tifo në premierën e filmit “Kufiri Ballkanik”, prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale.