Thaçi: I nderuar që i kemi vënë gurthemelet e Xhamisë në Prishtinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar për fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë.

Thaçi ka komentuar edhe protestën e sotme të një grupi të qytetarvë të cilët janë shprehur kundër ndërtimit të xhamisë.

E për këtë Thaçi ka thënë se është e drejtë demokratike të protestohet, por nuk duhet të shërbejnë për nxitje të urrejtjes.

“Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.

Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka kujtuar edhe vënien e gurthemelit të Katedrales në Prishtinë, por edhe të xhamisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.

Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë.

Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.

Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! HTH