Thaçi kthehet në vendlindje, poston foto me prindërit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer në vendlindje, në Burojë të Skënderajt.

“Në vendlindje, me prindërit. HTH”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Të mërkurën prokurori i ka propozuar Gjykatës Speciale ngritjen e akuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për krime lufte, dhe për këtë Thaçi ende nuk është deklaruar./Fokusi.info/