Thaçi kthehet nga SHBA-ja, takohet në Prishtinë me Miroslav Lajçak

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë, pas një vizite që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sot ka zhvilluar një takim me emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, vizitat me krerët shtetërorë e partiakë, Lajçak pritet t’i vazhdojë edhe me të tjerët.

Lajçak do të takohet ndaras me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, përfaqësuesit e minoriteteve, si dhe takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhajn.