Thaçi kujton masakrën e Studimes: Krime të tilla nuk vjetrohen dhe harrohen asnjëherë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar masakrën e 116 civilëve shqiptarë në Studime të Vushtrrisë, e kryer 21 vite më parë.

Thaçi ka thënë se ndonëse ka mbetur pa u ndëshkuar spastrimi etnik, vrasjet, që kanë mbetur pa u dënuar nuk e zbehin dhe vjetërson krimin e kryer nga shteti serb. Liria që sot e gëzojmë ka thënë ai, ka themelet në gjakun e mijëra martirëve.