Ish aktivisti i VV-së, Kurtit: Për 15 vite e kemi shterur zërin për ty e Lëvizjen, ti i ke ulur në sofër ata që e kanë shkatërruar vendin për 20 vjet

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas arrestimeve që u bënë të premten.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka thënë se ka qenë pas tij për 15 vite në çdo hap, duke e shterur zërin për të dhe Lëvizjen, ndërsa që ai i ka ulur në sofrën e tij ata që janë bërë me të pas vitit 2019 dhe që kanë qenë në të gjitha institucionet e partitë politike për 20 vite.

Postimi i tij i plotë:

I dashur Albin, kaq ma lëjon angazhimi gati dy dekada pas ecjës tënde në çdo hap, shesh, protestë, tribunë, zgjedhje! Tek e fundit po e zëmë që ta kemi pas borxh! 15 vjet me pas bërtitë shesheve e rrugave të Prishtinës, hajde mbushje të valës ishim ba milionera! Por krejt zërin e kemi shterrë për Ty dhe Lëvizjën, edhe atëherë kur keta që i ke sot afër na kanë sha ofendu e çka më!

… diçka sigurt po e dimë secili se qata që janë ba me kryeministrin pas 2019, e që i kanë shkerthy tana institucionët e partitë politike që 20 vjet, i kanë shkatrru, i ke ulur këmbëkryq në sofrën tënde! Sofra hanë koka të deshëve e politika koka të njerzëve, kanë thënë pleqët!

E jona është me e thënë atë qysh është edhe pse e dhimbshme dhe e trishtushme!

“një domate e kalbur i kalbë të gjithë sasinë e domateve të shëndosha, e sa do që jenë të shëndoshat nuk arrijnë me e shëru të kalburën”

tash edhe ata të 2017 edhe të 2019 e 2021 edhe të 2022, sa të ua do zemra le të shajnë!

Me lëvizjën!

Me parimët!

Me standartin e ecjës e sakrificës!

Të përqafoj