Thaçi: Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët ndaj dhe ashtu kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB. HTH (Foto nga arkivi)”, ka shkruar Thaçi.