Thaçi motivon lojtarët e Feronikelit para ndeshjes me Milan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar lojtarët e Feronikelit para ndeshjes historike me klubin e madh italian, Milan.

Përmes postimit në Facebook, Thaçi ka thënë se sonte të gjithë jemi me Feronikelin, transmeton Fokusi.info.

Postimin i plotë i tij:

Para ndeshjes me Milanin, takova lojtarët e Feronikelit-kampion i Kosovës në futboll. Sonte, të gjithë me Feronikelin! Shihemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. HTH