Vdes në moshën 49-vjeçare vëllai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa

Ka vdekur në moshën 49-vjeçare vëllai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e bëri të ditur deputeti Beqa përmes një postimi në Facebook.

Postimi:

Të nderuar, familjar, miq dhe dashamir!

Me pikëllim të thellë, ju njoftoj që sot pas një sëmundje të shkurtër në moshën 49 vjeçare ndërroi jetë vëllau jonë Hasan Beqa.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datën 08.08.2023 në ora 15:00 në fshatin Molliq.

Mirupafshim Vëlla.
Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi🙏🏾