Thaçi për letrën e Kurtit dërguar SHBA-ve: Le t’i shkruaj kujt të do, ata e njohin realitetin shumë mirë

Presidenti Thaçi ka prekur shumë tema në konferencën e mëngjesit të mbajtur sot për media.

Ndër të tjera, presidenti ka folur edhe për letrën e Kurtit drejtuar SHBA-ve, konkretisht zëvëndës-presidentit amerikan, Mike Pence.

“Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruaj kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, u shpreh Thaçi.