Thaçi përforcohet me dy avokatë, njëri prej tyre ishte prokuror kundër Millosheviqit

Ekipi mbrojtës i ish-presientit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Hagës, është përforcuar me dy avokatë.

Fjala është për: Albert Moskowitz dhe Peter Mccloskey.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Peter Mccloskey ishte prokuror në Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi.

Peter McCloskey ka qenë i përfshirë nga afër në ndjekjen penale të njëzet individëve të paditur nga Tribunali për krimet e kryera në Srebrenicë, duke përfshirë kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç, dhe gjeneralin Ratko Mlladiç.