Thaçi prezanton burimin e Drinit të Bardhë (video)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vazhduar me publikimin e videove në rrjetet sociale me bukuritë e Kosovës.

Kësaj radhe ai ka përzgjedhur të prezantojë burimin e Drinit të Bardhë që ndodhet në Radavc të Pejës.

“Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nisë rrjedhën në Kosovë dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm”, shkruan ai në Facebook.