Thaçi publikon fotografi nga rrugëtimi i tij nga Haga në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar fotografi nga Haga, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një propozim aktakuzë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar ata që e përkrahën gjatë këtyre ditëve.

“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, ka shkruar Thaçi sipër fotografive të publikuara në Facebook.

Ndryshe, Thaçi u intervistua në Hagë nga e hëna deri të enjten, ndërsa të premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë./Fokusi.info/