Lëreni fushatën populiste: Presidenti shkarkohet vetëm nga Kushtetuesja

Pretendimet e LDK-së dhe Vetëvendosjes për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi, mbeten vetëm pretendime.

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, menjëherë pas shpalljes së kandidatëve të tyre për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme, kanë paralajmëruar se do ta shkarkojnë presidentin Hashim Thaçi nga post i tij, sapo të vijnë në Qeveri.

Mirëpo, ky do të mbetet thjesht vetëm pretendim i tyre dhe asgjë më shumë.

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, ka thënë se Presidentin mund ta shkarkojë vetëm Gjykata Kushtetuese nëse gjen shkelje kushtetuese.

Postimi i plotë i Miftarajt pa ndërhyrje:

Nje keshille pa pare per krejt ata qe po bejne fushate populiste:

Presidenti i Republikes ne baze te Kushtetutes, shkarkohet vetem nese Gjykata Kushtetuese e konstaton se i njejti ka kryer shkelje kushtetuese; dhe nese Presidenti i Republikes ka rrshit (medemek kur te lun ne kry) edhe me kusht qe nje komision i mjekeve e konstaton se tipi ka rrshit.

Keshtu qe nese doni me marr naj vote, kallxoni dicka te kapshme, dicka praktike, te zbatueshme.

Mu po me vjen marre per Juve.