Thaçi: Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Zhitia për vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllait të heroit, Afrim Zhitia.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi e ka quajtur pikëlluese vdekjen, siç tha ai, të papritur të Sylë Zhitia.

Postimi i plotë:

Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia!

Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës.

Familja Zhitia dha shumë për Kosovën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia! HTH