Thaçi takohet me Ramën, diskutojnë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të dy shteteve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Thaçit:

Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë. HTH