Thaçi: Taksa është legjitime, mund t’i shtojmë masat nëse Serbia vazhdon me veprime të tilla

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pas takimit me shefen e BE’së, Federica Mogherini në Berlin ka folur edhe taksën. Ai thotë se kjo masë është legjitime dhe se masa të tilla veç mund të shtohen ndaj Serbisë nëse vazhdon me këtë agresivitet.

“Taksa është e drejtë, e ligjshme, është legjitime nëse Serbia vazhdon me veprime të tilla ne vetëm do të vazhdojmë me masat tjera’’.

Thaçi ka theksuar edhe njëherë se dialog nuk do të ketë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dialogu negociata nuk ka pa Shtete të Bashkuara të Amerikës, ne do të kemi dialog të pakushtëzuar. Është koha që Serbia ta njeh Kosovën. Ne kemi takime dhe me zonjën Mogherini është mundësi e mirë, do të takojmë edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.

“Roli i shteteve të Bashkuara do të mbetet i pazëvendësueshëm”, tha Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se presin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel që ta bindë presidentin serb që ta njoh Kosovën.