Thaçi: Të kujdesemi për punëtorët

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se i mbështetë kërkesat për kushte më të mira të punës, dhe ndan shqetësimin me punëtorët për zbatimin e legjislacionit që mbron të drejtat e tyre.

Ai ka shkruar në rrjete sociale se në rrethanat e pandemisë, është më e rëndësishme kujdesi ndaj punëtorëve duke i ndihmuar të tejkalojnë këtë krizë.

Në ditën e punëtorëve, presidenti ka thënë se më 1 maj konfirmohet përkushtimi për të punuar çdo ditë në mënyrë që të përmirësohet pozita e çdo punëtori në Kosovë.

“Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre”, ka shkruar Thaçi.