Thaçi uron Milanoviqin për zgjedhjen President i Kroacisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Zoran Milanoviq për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.

“Urime ndaj Zoran Milanoviq për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Kroaci”, është shprehur Thaçi, transmeton Klan Kosova.

“Shoh forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj Presidenten Grabar Kitaroviq për miqësinë dhe bashkëpunimit gjatë mandatit të saj”.