Theret me thikë një person në Ferizaj

Një person është therur me thikë dje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar.

Rasti kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë, viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.