Theret me thikë një person në Gjilan, dërgohet në QKUK

Një person në Gjilan është therur me thikë.

I, njëjti pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK.

I dyshuari sipas raporti 24 orësh të Policisë gjendet në arrati.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore.

“Rr. Abdulla Presheva, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.