Therje me thika në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me thikë ka therur viktimën mashkull K-Shqiptar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.