Theu xhamin e derës me gurë, momenti kur i riu futet brenda marketit (VIDEO)

Një vjedhje në një market ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vjedhur një sasi e vogël parash, rreth 3000 lekë.

Nga pamjet e siguruara, shihet se si një person theu me gur derën kryesore të marketit dhe u fut brenda duke vjedhur sasinë e lekëve.

Bëhet me dije se personi është identifikuar nga policia dhe po punohet për arrestimin e tij nga policia.