Nafta rritet për një cent, benzina e gazi me çmim të njëjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, që i bie se është rritur për një cent krahasuar me ditën e hënë që ishte 1.85 euro.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 28/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, njofton ministria.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë.

Sipas këtij vendimi, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.