Theu xhamin e veturës së një personi, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë rreth orëve të vona një femër në Prizren, pasi e njëjta kishte thyer xhamin e veturës së një personi.

E dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta i kishte thyer xhamin e veturës së ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Fokusi.info/