Thyen karantinën dhe i futet autostradës me biçikletë, shqiptari habit policët në Itali: Dua të kthehem në Shqipëri

TREVISO – «Dua të kthehem në Shqipëri». Këto ishin fjalët e përdorura nga një shqiptar, i cili befasoi policët teksa pedalonte biçikletën e tij përgjatë autostradës A27.

Shqiptari 33-vjeçar me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello të enjten për një ankth serioz të lidhur me karantinën e gjatë i ka habitur policët me deklaratën e bërë pasi e ndaluan në autostradë. Ai kishte marrë rrugën për në Venecia por udhëtimi i tij i “gjatë” që kishte nisur mori fund pas ndalimit nga policia. Ata më pas njoftuan një ambulancë për ta marrë shqiptarin.

33-vjeçari është në një gjendje psikologjike pak të rënduar për shkak të karantinës së gjatë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë për të.

Ai u gjobit nga karabinierët me 42 euro për hyrje të parregullt në autostradë dhe 533.33 euro për thyerje karantine.

Top Channel