Thyhet një bankomat në Veternik, policia jep detaje

Një bankomat i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) është thyer pranë qendrës tregtare Grand Store në Veternik, Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë për Reporteri.net se rasti i vjedhjes ka mbetur në tentativë,

“Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes”, ka thënë për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ajo thotë se ekzaminimi po vashdon në vendngjarje, dhe se hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.