Limaj uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kreun e PS-së Edi Rama për fitoren e arritur në zgjedhjet e 25 prillit.

Limaj poashtu ka uruar popullin shqiptar për një proces të qetë e demokratik.

Postimi i plotë i Limajt:

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri tregojnë për një fitore të Partisë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama.

Uroj popullin shqiptar për një proces të qetë demokratik. Uroj fituesin zgjedhjeve, kryemistrin e Shqipërisë dhe mikun tim Edi Rama për rezultatin e arritur!

Gjithashtu uroj edhe partitë tjera për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.