Tifozët kroatë dhe serbë përleshen në Vukovar

Tifozët e Dinamo Zagrebit, “Bad Blue Boys”, janë përleshur me tifozët e Partizanit të Beogradit, “Grobari” në Vukovar të Kroacisë, transmeton “Zeri.info”.

Sidoqoftë, në këtë përleshje ka ndërjyrë policia kroate.

Rreth 25 persona janë arrestuar, kurse policia është në kërkim edhe të disa personave të tjerë.

Dy prej personave të arrestuar janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

Në Vukovar, 30 përqind e popullatës janë serbë.