Majlinda Kelmendi ka kaluar në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane ‘Minsku 2019’.
Krenaria jonë këtë e ka arritur pas fitores në çerekfinale kundër polakes, Karolina Pienkowska, në kategorinë deri në 52 kilogramë.Majlinda sfidën kundër Pienkowska e ka fituar me ippon.
Për të kaluar në finale, Majlinda Kelmendi tani duhet të mposht Amandine Buchardin.