Time Kadrijaj në Hagë thotë se e ka njohur një person me nofkën “Ujku”

Dëshmitarja Time Kadrijaj në dëshminë e saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka thënë që e ka njohur një person me nofkën “Ujku”.

Avokati Jean-Louis Gilissen e ka pyetur Kadrijajn nëse gjatë viteve 1998-1999 kishte dëgjuar për Pjetër Shalën, mirëpo përgjigja e saj nuk u dëgjua, raporton Betimi për Drejtësi.

Më pas Gilissen tha se pyetjet për Kadrijajn nga mbrojtja e Pjetër Shalës kanë përfunduar.

Sidoqoftë, asaj pyetje do t’i parashtrojnë përfaqësuesit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.