Tiranë/ Dy elektriçistë i zë korenti, humb jetën njëri prej tyre, mjeti që po i transportonte në spital përplas një person tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një elektriçist, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.

Dy personat, që dyshohet se janë punonjës të një kompanie interneti, dhe ishin duke punuar në zonën e Laknasit në Tiranë.

Pas kësaj mjeti që po i transportonte ata në drejtim të spitalit, ka përplasur një person me biçikletë, gjendja e të cilit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.