KD i OVL UÇK-së: Vrasjet e bashkëluftëtarë janë të dhimbshme, e sidomos kur ato ngelin të pazbuluara

Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së kërkon që sa më shpejtë të zbardhen vrasjet e pasluftës, transmeton Fokusi.info.

Përmes një komunikate për media, veteranët theksojnë se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme për ta, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë.

Komunikata e plotë:

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, diskutojë edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.
KD i OVL UÇK-së thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë.

KD i OVL UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet.

Prishtinë, 3 mars 2020                                                                         KD i OVL UÇK-së