Tjetër i ftuar nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka me seli në Hagë, ka dërguar ftesë për veteranin Afrim Bytyqi nga Kishnica, shkruan Fokusi.info.

Lajmi u bë i ditur nga Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkruan Gucati.